Sot, 34 vite nga eksodi i shqiptarëve në ambasadat e huaja

34 vite më parë u rrëzua “muri shqiptar i Berlinit”. Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë mposhtën frikën e një diktature gjysmëshekullore dhe mësynë ambasadat e huaja dhe me këtë hap ata shënuan kthesën e madhe të Shqipërisë.

Ai që u quajt eksodi i madh i shqiptarëve, i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke i hapur kombit portën e lirisë dhe demokracisë.

Kalimi mbi mure të përfaqësive diplomatike në Tiranë, me thirrjet “ Liri – Demokraci”, ishte goditja më e rëndë që regjimi kishte marrë deri atëherë.

Tashmë qytetarët shqiptarë kishin rrëzuar “murin” e regjimit që i ndante me botën e lirë, për t’iu bashkuar asaj përgjithmonë. Ngjarja e 2 korrikut i zuri në befasi organizmat e regjimit të asaj kohe. Në tërësi numri i të larguarëve të 2 korrikut, sipas DPA llogaritet të ketë qenë 4764 persona./atsh/KultPlus.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here