Shqiptari nga Kosova qëllon për vdekje pronarin e restorantit në Gjermani, si nisi sherri mes tyre?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku një shqiptar akuzohet se ka vrarë një person.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf. Ku pronari 38-vjeçar i një lokali ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë autorin e armatosur me armë zjarri para lokalit.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here