Shkuan mysafirë për festën e Vitit të Ri, mërgimtarit ia rrah gruan familjari i tij në Fushë Kosovë

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së fundit të vitit 2023 por edhe në orët e para të Vitit të Ri. Një ndër këto raste ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku një 39-vjeçar është kapur me mysafirët e tij.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e një të afërmi – të cilët shkuan si mysafirë për të festuar Vitin e Ri.

Posa rasti është denoncuar, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa edhe viktima ka dhënë deklaratën e saj për rastin.

Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights