‘Shkova ta merrja në shtëpi, e gjeta të vdekur’! Foshnja ndërroi jetë në spital flet babai

Një foshnje vetëm 5-diteshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. I porsalinduri ka humbur jetën të premten dhe për rastin kanë nisur hetimet për një nga mjeket e spitalit.

Mjekja, 53-vjeçare, Idajete Cane në Maternitetin e Vlorës, është proceduar penalisht dhe dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Edhe babai i të miturit, Neritan Halilaj fajëson doktoreshën, teksa shton se ende nuk i kanë dhënë një arsye për vdekjen e të birit.

Në “Shqipëria LIVE”, ai u shpreh se dyshon që djali mund tu ketë rënë nga dora infermiereve gjatë kohës kur e ndërronin.

“Shumë e vështirë. Shkova për të marrë djalin në maternitet dhe e gjeta të vdekur. Nuk kam fjalë. E çova nusen për të lindur në maternitet për të lindur, shkova ta merrja ditën e 3-të. Më thanë do rrijë dhe pak se po merr djali një mjekim. Ditën e 5-të më thanë që djali është mirë. Po i bënin ca kontrolle. Ditën e 6-të, më tha gruaja që do dalim. I thashë babit të shkonte ta merrte sepse unë isha në punë. Më merr gruaja më vonë e më thotë që ‘Djali vdiq!’. Nuk e di se çfarë i kanë bërë djalit. Do e çoj deri në fund. Faji ne ka mjekja, nuk e di se çfarë i ka bërë. Nuses i ra të fikët atje, shkova dhe unë, edhe mua më ra të fikët. Nuk na kanë thënë asgjë, se çfarë apo si ndodhi, as policia. Na thanë të presim rezultatet e autopsisë. Kemi një vajzë 4-vjeçare, ky ishte fëmija i dytë. Unë ia kam bërë nuses të gjitha kontrollet dhe kujdesin. Djali lindi i shëndetshëm, nuk e di se çfarë i kanë bërë ata atje.

Mjekja është ende në punë, nuk është pezulluar. Të marrësh jetën e një foshnje e të shkosh akoma në punë nuk e di. Nusja ime nuk është mirë, atje i ka rënë 4 herë të fikët, nuk i kishin bërë gjë. Pastaj e gjeta të shtrirë me serum.

Nusja i kishte dhënë djalit për të pirë, i kishin bërë dhe vaksinë si të gjithëve, dhe ishte mirë. Pastaj e kishin vendosur të flinte. më parë e kishin peshuar e kishte mbushur kartelën që të dilte. Pastaj kishte shkuar ta merrte që të dilnin, nuk e lejonin, i thoshin është çështje emergjence. Deri sa i thanë që ndërroi jetë.

Mua më ka marrë nusja në spital dhe më tha ‘hajde se djali vdiq’. Kur shkova kam parë vetëm policë, asnjë mjek. Nuk më ka ardhur ende njeri të më thotë si ndodhi ngjarja. Nuk më kanë dhënë ende asnjë arsye se për se ndodhi e gjitha kjo. E prisnim djalin ta merrnim në shtëpi, jo ta kishim të vdekur.

Unë nuk ia fal kurrë asaj doktoreshe. Do i shkoj deri në fund, e di që jetën ia ka marrë ajo. Dua arsyen pse djali im vdiq, sepse ai ishte i shëndetshëm, nuk ishte i sëmurë. Sa herë shkoja në spital, e gjeja duke luajtur në telefon, në tavolinën e saj. Gruas sime i kishte rënë të fikët, ajo nuk kishte lëvizur nga tavolina e saj. Tek spitali ka kamera, i ka marrë policia. Unë dyshoj se u ka rënë djali nga dora sepse efektivët na pyetën ‘mos i ka rënë kunatës nga dora bebi’. Kunata as që e kishte prekur. Ata duan të na e lënë ne fajin për vdekjen”– tha ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here