Rusia provokon NATO-n: Avion spiun rus pranë Polonisë, Suedia në alarm

Avionët luftarakë suedezë nën komandën e NATO-s kapën një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik dhe i afrohej hapësirës ajrore polake, njoftuan forcat e armatosura suedeze.
“Aeroplani ishte afër hapësirës ajrore polake, kështu që ne u ngritëm për të theksuar praninë tonë, për të kryer identifikimin vizual dhe për ta shoqëruar atë jashtë zonës”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Suedeze.

Avionët luftarakë suedezë janë të vendosur në Malbork, Polonia veriore, nën komandën e NATO-s dhe kanë identifikuar një rus IL-20 Coot.

Operacioni u zhvillua në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e forcave të armatosura suedeze, të cilat iu bashkuan NATO-s në mars 2024.

Tensionet në Detin Baltik janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here