Përleshje masive mes Policisë së Kosovës dhe disa mërgimtarëve ka ndodhur para pak çastesh në Merdarë.
Në videon e siguruar nga ATV shihen disa mërgimtarë duke u përleshur me Policinë, në mesin e tyre edhe gra.
ATV mëson se arsyeja e këtij konflikti është tejkalimi i kolonës.
Kujtojmë se me të hyrë në fuqi liberalizimi i vizave, qysh në ditët e para të 2024-tës, qytetarë të shumtë të Kosovës ia kanë mësyrë shteteve të Bashkimit Evropian.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Republikës së Kosovës (QKMKK) e cila monitoron hyrje-daljet në pikat kufitare të Kosovës, pritjet për të dalë nga Kosova në vend kalimin kufitar në Merdar janë deri në 2 orë.