Reduktimet e energjisë elektrike në Malishevë deri në 8 orë

Ka më shume se 10 ditë, qe Hatmane Hoxha, 87 vjeçare nga fshati Marali i Malishevës, në mungesë të energjisë elektrike, të vetmen mënyrë për ngrohje ka të shkoj ne katin përdhese të shtëpisë ku ndodhet kjo stufë.

Ajo priste që këtë dimër, të paktën drutë për ngrohje t’ ia sjellin brenda djemtë e saj të cilët priste t’ i vinin nga Gjermania.

“Qe na kështu që sa ditë pa ngrohje pa asgjë në këtë moshë që jam po më duhet të endem shkallëve, djemtë kanë pas me ardhë prej mërgimit po ku me ardhë iu kam thënë që skeni as ku të vini këtu sepse nuk ka rrymë, ata ngrohen me nxemje qendrore…”, tha Hatmane Hoxha, banore.

Përveç fshatit Marali, reduktime të energjisë ka në tërë Malishevën.

“Ka shumë ditë që reduktimet e rrymës po na shkaktojnë telashe madje s’po ka as paralajmërime për to…”, thotë Ramadan Hoxha, banor.

Duke thëne se nuk është hera e parë që Malisheva ka telashe të tilla, drejtori i Urbanizmit, Avni Morina, fajin për terrin në këtë komunë e hedh tek KOSTT-i, kompania që menaxhon Sistemin e Transmisionit të Energjisë Elektrike.

“Për vite me radhë Malisheva është komuna më e neglizhuar sa i përket sasisë së energjisë elektrike, është koha e mërgatës është koha e dimrit ne si komunë nuk kemi çfarë të bëjmë, KOSTT kanë premtuar që sa për rregullim por ende asgjë konkrete, vetëm kolaps…”, tha drejtori i Urbanizmit në Malishevë, Avdi Morina.

Kur ATV ishte interesuar në pranverë në këtë temë, Evetar Zeqiri, Kryeshef Ekzekutiv I “Kostt”, kishte deklaruar se zgjidhje mund të behët më 2026-ën, por edhe ky afat është shtyrë. Tashmë flitet për zgjidhje në vitin 2027. Ky afat është konfirmuar në shtator të këtij viti pasi KOSTT-i dhe Komuna e Malishevës kanë nënshkruar një kontratë për ndërtimin e nënstacioni 220 kilovoltësh, që parashihet të përfundojë më 2027-ën dhe të kushtojë rreth 6 milionë Euro. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here