Rasti i dhunimit të 16-vjeçares në Vushtrri, i arrestuari thotë se gjithçka ndodhi me dëshirë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare.

E mitura dhe i dyshuari u kapën në flagrancë në Vushtrri, duke qëndruar në një rrugë, ku i riu dyshohet se e mbante me forcë viktimën.

Sipas raportimeve të Sinjalit i dyshuari që u arrestua nga Policia është Kastriot Zeqiri, rreth 25-vjeçar.

I dyshuari dhe vajza gjatë dhënies së dëshmisë në Polici kanë deklaruar se me dëshirën e të dyve kanë pasur raport intim dhe asgjë nuk ka ndodhur me forcë.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari e ka mohuar po ashtu se ka qenë në dijeni për moshën e vajzës.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 25-vjeçari është dërguar në mbajtje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.“ – ka njoftuar Policia.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights