Rashiq: Vuqiçi dhe Lista Serbe e shfrytëzuan veriun për pastrim parash

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe dhe figurat e saj që dikur drejtonin komunat veriore për abuzim dhe pastrim parash.

Ai tha se prokurorinë nuk e kanë njoftuar për secilin rast por dëshmitë janë publike dhe se ata janë të gatshëm për bashkëpunim.

Rashiq veçoi një rast ku sipas tij, Zveçani, një nga komunat më të vogla në nivel vendi, në letër kishte një buxhet investimi prej 150 milionë eurosh.

“Në komunën e Zvecanit, që as unë nuk e kam ditur, buxheti ka qenë 20 miliardë dinarë, që i bie diku 150 milionë euro, e dini ju komunën e Zvecanit sa është e vogël, por të gjithë këto para nuk janë përdorur për qytetarët, janë përdor vetëm në letër për pastrim të parave”, tha Nenad Rashiq per A2CNN.

Rashiq thotë se abuzime të tilla kanë ndodhur që kur ka ardhur në pushtet SNS e Vuçiçit në Serbi dhe me Listën Serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar veriun për pastrim të parave.

Ai thotë se dokumentet që kanë marrë nga komunat veriore flasin për projekte për të cilat janë shpenzuar paratë por nuk janë realizuar asnjëherë.

“Nuk kisha gabuar nëse ju them se ndoshta me qindra miliona janë atje shuma të pastrimit së parave, prap nëse shkoni në veri, prap shikoni Zubin Potokun, Zveçanin, sa njerëz janë në pozitë të keqe, në pozitë sociale të mjerueshme dhe në anën tjetër kemi një paradoks kur të njëjtit përdorin miliona të investimeve, krejt kjo është një mashtrim, është manipulim me qytetarët ku regjimi i Beogradit e përdor si territor për pastrimin e parave”, u shpreh Rashiq.

Rashiq konsideron se vetëm përmes integrimit dhe investimeve, serbët do t’ia kthejnë shpinën Listës Serbe dhe nuk do të kenë më frikë nga ta.

“Nëse ne shumëfishojmë përpjekjet sa i përket integrimit dhe angazhimit për një zhvillim më të qëndrueshëm, ju garantoj se sado më shumë të investojmë aq më pak do të ketë ndikimin qoftë nga Lista Serbe apo nga njerëz të tjerë në Beograd”, tha ministri për Komunitete dhe Kthim.

Ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës tha se përmes kanë arritur të punësojnë 250 persona nga komuniteti serb ndërsa në vazhdimësi kanë programe në mbështetje të tyre.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here