Raportohet se Erdogan viziton Serbinë, më pas shkon në Rusi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Beogradin më 11 tetor, njoftoi portali turk Jeni Shafak.

Mësohet se Erdogan para se të mbërrijë në Beograd më 10 tetor do të vizitojë edhe Tiranën dhe më pas do të udhëtojë për në Serbi.Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth vizitës së Erdoganit në Serbi dhe Shqipëri.

Shtohet se do të jetë fillimi i “maratonës diplomatike” të Erdoganit, pasi pas Beogradit ai do të shkojë në Kazan të Rusisë, ku do të mbahet Samiti i 16-të i BRICS, mes 22 dhe 24 tetorit dhe pritet që në samit ai të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here