Rama: Kosova po pëson nga strategjia e gabuar në dialog – jep shembull draftin e tij të Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e draftit të Asociacionit dhe situatën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Nacionalen, Rama ka thënë se Kosova po pëson nga strategjia e gabuar.

“Tani shiko, mund të flasim në hava sa të duam dhe e folura në hava përgjithësisht është ushqim i mirë për nacionalizimin, por e vërteta është se draft statuti që në një masë shumë të madhe në përmbajtje është dokumenti që unë kam çuar ka qenë një nga bazat dhe po te ishte pranuar atëherë nga së paku Prishtina, nuk do të kishte pasur ndryshime që janë shtuar më pas.

Kjo gjë, nuk është problemi se i ndodhë vetëm Kosovës, kjo ka ndodhur në gjithë historinë.

Raportet e paqes midis të vegjëlëve dhe të mëdhenjve, sa më shumë që kujton që e bën të voglin të këmbëngulë duke thënë jo, jo, jo, aq më shumë i madhi do të të detyrojë ty të pranosh më shumë.

E kam fjalën për konstelacionin ndërkombëtar, që janë BE dhe ShBA”, thotë Rama.

Ai thotë se interpretimet e Draftit të Asociacionit nga ai, si ‘Republikë Srpska – është mit’.

Rama: Kosova po pëson nga strategjia e gabuar në dialog – jep shembull draftin e tij të Asociacionit.

“Kur të arritë të më bindë dikush se pse Kosova duhet të shohë se çka bën Serbia, në aspektin që ta bëjnë ata këtë, ne bëjmë këtë, kur të më bindin, unë mendoj që kjo është gabim në start.

Kosova nuk ka arsye ta lidhë fatin e vet me Serbinë. I bën dhe nuk merret me Serbinë fare, e bëj këtë, këtë, këtë.

Të gjitha ato për hir të së vërtetës janë të lidhura me Kosovën në aspektin e një shteti demokratik, në kuptimin e afrimit dhe integrimit në BE.

Nëse ata thonë se nëse ti duhet të bëhesh anëtar i joni, ti bën një, dy tre, katër pesë.

Këto Republika Srpska, janë mite elektorale, nuk kanë lidhje me realitetin”, thotë Rama.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights