Prishtina u vërshua mbrëmë nga reshjet e mëdha të shiut dhe se shumë lagje janë përmbytur.
Rrugë të mbuluara nga uji, e vetura pothuajse të fundosura, janë parë gjithandej në kryeqytet.
Vërshimet që filluan pasditën e së dielës, për pak orë e kanë bërë kryeqytetin vështirë të kalueshëm.
Reshjet kanë shkaktuar dëmë dhe se uji përveç rrugëve, ka depërtuar dhe brenda objekteve.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe zjarrfikësit, mbrëmë kanë qenë në terren, duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
E kryetari i Prishtinës Përarim Rama, mëngjesin e sotëm ka del në terren për të analizuar dëmet, që u shkaktuan mbrëmë nga shiu.