“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon skenarin e fortë për Asamblenë e PS:

Zhvillime të forta dhe skenarë të mundshëm për riorganizimin e qeverisë diskutohen në emisionin e sotëm të “Top Story”.Analisti Arjan Curri pretendon se disponon informacione për një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, ku kjo e fundit thuhet se ka parashtruar kërkesa për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Curri theksoi se bëhet fjalë për informacione të pakonfirmuara, të cilat duhen marrë me rezervë.”Kam informacione totalisht të ndryshme për një takim të zhvilluar mes Ramës dhe Ballukut, është bërë me thirrjen e të parit dhe Rama i ka thënë Ballukut se çfarë do të bëjmë në Asamble.

Balluku sipas informacioneve të mia ka thënë: ‘Dëgjo Edi, kam zhdukur të gjithë armiqtë e tu, Veliajn që deshi të ndizte protestat, Spiropalin që të shau deri në Gjermani, Sara Milen që të kërcënonte me të fortët e Elbasanit. A ka kuptim të ndajmë qeverinë mes disa aksionerëve? Çfarë do të bëjmë me Gogun, do ta mbajmë akoma? Po sikur ta heqim atë dhe të kthejmë Vëngun?’ Ju e dini që shefja i emëron drejtorët, sipas investigimit të Fiks Fare.

Përse të mos i japim Malajt edhe Ekonominë dhe Mjedisin? Gogu me shumë mundësi do të hiqet pasnesër. Përse të mos i japim Karakaçit edhe postin e ministrit të jashtëm? Këto informacione nuk i kam të konfirmuara, mund të jenë për të shpërndarë vëmendjen.

Ajo i ka thënë që ka SPAK-un dhe GJKKO-në, merr këta 4-5 të mitë dhe e ke ti në dorë. Me shumë mundësi do të kemi një qeveri Balluku-Rama pas kësaj. Unë them se pasnesër qeverinë e merr të gjithën Balluku. Toni Gogu ka 24 orë që të bindë Ballukun se nuk është vetëm me Ramën, por edhe me të”, u shpreh Curri./Top Channel

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME