Alarm për përmbytje në Shqipëri: Dy qarqe në rrezik nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dherave

Instituti i Gjeoshkencave informon se nesër (e premte, dt. 13) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë sot pasdite priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Instituti i Gjeoshkencave informon se në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e fortë dhe në bregdet deri shumë e fortë.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

PARASHIKIMI METEORESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt. 12) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA
Nesër (e premte, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 23 °C
në vendet e ulëta: 15 / 22 °C
në vendet malore: 10 / 19 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 12) dhe nesër (e premte, dt. 13) era pritet të fryjë e fortë dhe në bregdet deri shumë e fortë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME