Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka njoftuar se më 21 shtator nga ora 11:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik në Hidrocentralin e Ujmanit.
Sipas KOSTT-it, kjo do të bëhet për të mundësuar instalimin e transformatorëve matës të kombinuar.
Gjatë “kohës së lartcekur, gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit energjetik TR1 110/35kV, qytetarët/konsumatorët që furnizohen nga ky transformator, do të mbesin pa energji elektrike në kohëzgjatje nga pesë (5) minuta (11:00-11:05 si dhe nga 16:00-16:05). Reduktimi i parashikuar 3MW”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Ndërkaq, KOSTT-i tha se punimet do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të sistemit të transmetimit të Kosovës.