Një video e realizuar nga këngëtari anglez James Blunt i cili shërbeu si ushtar i NATO-s në Kosovë ka sjell disa pamje të momenteve kur ai dhe shokët e tij ushtarë u futën në Kosovë me 12 qershor, saktësisht në datën kur vendi ynë shënon ditën e çlirimit.
Videon e Blunt i cili ka të realizuar edhe një dokumentar rreth jetës së tij dhe shërbimit që kreu në Kosovë, e ka publikuar në llogarinë ë e tij ‘Stefan in Kosovo’, holandezi që jeton këtu që nga viti 2012.
“Dhe kështu dukej, saktësisht 25 vjet më parë. Filmuar nga ushtari i famshëm James Blunt në një Kosovë të lirë”, ka shkruar ai.
And this is how it looked like, exactly 25 years ago. Filmed by the famous soldier @JamesBlunt in a free #Kosovo pic.twitter.com/hYxREwH4N6
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) June 12, 2024