Wikoff: Nuk i takon KFOR-it të vendosë për hapjen e urës mbi Ibër, por Kosovës dhe BE-së

Misioni i NATO-s në Kosovë nuk ka mandat për të vendosur nëse ura kryesore mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut të banuar me shumicë serbe – duhet të hapet plotësisht, tha të martën admirali amerikan i aleancës, George Wikoff.

Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, tha se për këtë duhet të vendosë vetë Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE), pasi KFOR-i ta përfundojë praninë e tij të përhershme në urë.

është drejtuar me një letër shefit të NATO-s, Mark Rutte, duke i kërkuar që ky proces të ndalet.

“Sapo i dërgova një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, të ndalë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, shkroi Vuçiq në Instagram më 20 gusht.

Sipas Vuçiqit, tërheqja e KFOR-it nga ura në këtë moment do të “krijonte kushte për një përballje përfundimtare me popullsinë serbe” në veri të Kosovës.

Por, ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha e përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur kufizimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim për komunitetin serb apo si dëshmi se situata në Kosovë është e paqëndrueshme, nuk përputhen me realitetin në terren. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME