Pronari i lokalit e përzuri, shqiptari kthehet dhe e sulmon

Ky është momenti kur një shqiptar sulmon me hanxhar pronarin e një lokali në Itali. Ngjarja ndodhi në Vetralla.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali. Shkak ishte bërë sjellja e tij pasi kishte ulur pantallonat duke dalë lakuriq.

Më pas në gjendje të dehur, është kthyer sërish, kësaj here për të marrë hak. Me një hanxhar në dorë, ai duket teksa tenton të godasë italianin. Fatmirësisht ky i fundit nuk pëson asnjë dëmtim.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia vijon hetimet për këtë ngjarje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights