Profesoresha serbe: Fëmijëve në Serbi u servohet histori e falsifikuar, nacionalizmi mund të nxis tensione në Kosovë, BeH e Mal të Zi

Neda Shaponja, politologe dhe profesoreshë nga Fakulteti i Shkencave Politike të Beogradit, foli për “Slobosna Bosna” për plagët e nacionalizmit të përzier me neofashizmin në Serbi.

Ajo gjithashtu komentoi lëvizjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe paralajmëroi kundër revizionizmit historik dhe përshkallëzim të tensioneve.

“Serbia jeton filmin e Vuçiqit në të cilin ai luan edhe rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit kryesor. Për mua personalisht, pjesa më interesante është roli i tij si viktimë, në të cilin ai herë pas here është shënjestër e një “atentati”, sepse sa herë që nuk di çfarë të bëjë, Presidenti thjesht nxjerr një atentat të mundshëm ndaj tij. Duket se ka qenë specialiteti i tij në klasat e aktrimit. Por problemi është se me një përdorim kaq të paturp të funksionit të tij për të shprehur paranojën private, ai deklaron një pjesë të qytetarëve të një niveli më të ulët dhe të gjithë e dimë se si quhet kjo formë organizimi shoqëror. Akoma më tragjik është fakti se pikërisht ajo pjesë e qytetarëve është edhe audienca e tij besnike”, ka thënë ajo.

Kjo është arsyeja që sipas politikologes, Serbia është ndarë në dy Serbi që nga vitet 1990.

“Bosnja dhe Hercegovina është një shtet jofunksional, ndoshta mund të thuhet edhe për Malin e Zi dhe Kosovën, por ne ende nuk jemi në gjendje t’i shohim të gjitha fazat e të krizës që mund të ndodhë në rajon”.

Sipas Shaponja, derisa radikali i Serbisë Vojsllav Sheshel nuk është larguar kurrë nga presidenti dhe pushteti i tij, dhe me rritjen e gjuhës së urrejtjes, mund të priten përshkallëzime shtesë të tensioneve.

“Nëse kësaj i shtojmë edhe nacionalizmin e lindur në Serbi gjatë epokës së Millosheviqit, mund të konkludojmë se Serbia është më e përshtatshme për të luajtur rolin e një “faktori shqetësues në rajon”, ka shtuar ajo.
E për shkuar më tej, për ta ngjalle nacionalizmin, politikologia serbe thotë se kanë ndikuar edhe ato që i servohen nëpër libra nxënësve në Serbi.

“Nxënësit serbë mësojnë shumë nga tekstet shkollore të botuesve të ndryshëm dhe ndodh që figura e liderit çetnik Drazha Mihailoviq të përshkruhet ndryshe në mësimin për Luftën e Dytë Botërore, d.m.th autorët e tekstit shkollor, shkruajnë se Mihailoviqi ishte “dënuar padrejtësisht me vdekje dhe pushkatuar me akuza të rreme për tradhti dhe bashkëpunim me armikun”, pohon politikologia.

Ajo thotë se historia në Serbi tashmë është e falsifikuar në tekstet e historisë.

“Ata falsifikojnë historinë tonë, falsifikojnë çlirimtarët tanë, falsifikojnë heronjtë, falsifikojnë poetët. Por ajo që e bën të vërtetën të vërtetën më shumë se çdo gjë tjetër është pikërisht se ajo i nënshtrohet falsifikimit, ndërsa gënjeshtra nuk mund të falsifikohet, sepse ajo u ngjiz dhe lindi si falsifikim”.

E pos librave, sipas saj edhe pse mediat në Serbi luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e opinionit publik duke mbushur faqet me tekste frymëzuese për rehabilitimin e kriminelëve të luftës, shpeshherë edhe bashkëpunëtorë në mbrojtje,

“Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve mban përgjegjësi më të madhe. Gjegjësisht, kur në vitin 2023, me këngë çetnike, në Beograd u zbulua monumenti dhe kriminelit të luftës Drazha Mihailoviq, në rrugën Bregalniçka iu hap muzeu, akademiku Matija Beçkoviq mbajti një fjalim frymëzues në të cilin glorifikoi Mihailoviqin. Kur dëgjon falsifikimin e fakteve historike nga akademikët, çfarë tjetër mund të presësh nga të paarsimuarit, veçanërisht të rinjtë që e perceptojnë falsifikimin si të vërtetë”, pyet ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here