Policia në Prizren ka njoftuar se kanë marrë një sërë aktivitetesh për identifikimin e kundërvajtësve në trafik.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 11 dhjetor 2023
Njësiti rajonale i komunikacionit rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Prizren në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë të atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura foli ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga data 02.12.2023 deri me datën 11.12.2023 janë shqiptuar shtatëdhjetë e dy (72) gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor.