32.7 C
Pristina
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Policia në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

Policia e Kosovës është parë sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit.

Në fotografitë e siguruara nga Klankosova.tv, përpara shtëpisë së Naim Murselit, i cili mbrëmë u arrestua bashkë me dy persona të tjerë.

Murseli dhe personi me inicialet G.P., që dyshohet të jetë vrasësi i Liridona Ademajt u arrestuan mbrëmë nga policia, pak orë pas varrimit të të ndjerës.

Policia mbrëmë bastisi dy lokacione në Gjakovë, ku u bë e ditur se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të Murselit dhe dorasit, policia arrestoi edhe personin e tretë me iniciale K.K., që dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen tragjike.

Liridona Ademaj u vra tri ditë më parë në Prishtinë në makinë ku bashkë me të ishin fëmijët dhe burri i saj, Naim Murseli.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights