Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së në hetimin për “Russiagate”

Politico shkruan se policia ka kryer bastisje sot lidhur me “ndërhyrjen ruse” në Parlamentin Evropian, thuhet në një deklaratë të prokurorit federal.

Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetët u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”, transmeton Telegrafi.

“Ka indikacione se punonjësi i Parlamentit Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë”, thanë organet e zbatimit të ligjit belge. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights