Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë kapur me drogë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se kur dy të dyshuarit janë ndaluar, njëri nga ta e ka gëlltitur një qese të vogël me kokainë, në mënyrë që ta fshehë dëshmitë.
“Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë”, njofton Policia, shkruan Gazeta Sinjali.e
Me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, Policia e ka kontrolluar banesën e të dyshuarit E.XH. dhe ka gjetur e konfiskuar lëndë narkotike dhe armë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së, kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhër arreste të mëhershme të cilat i kishte aktive”, zbulon njoftimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, në vazhdën e luftimit të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve, sot me datën 21.05.2024 ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ,,Rrethi’’ ku në asistencë edhe të një njësiti të hetimeve nga st. policor Fushë Kosovë, rreth orës 14:30 në rrugën e ,,Pejës’’ në Fushë Kosovë ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë.
Me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë,
Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë ,
Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura,
Para të gatshme në vlerë 1750 Euro,
3 Armë automatike AK-47
6 karikatorë
Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë.
2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë.
Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh .
Një telefon celular
Vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 Euro.
Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së , kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhër arreste të mëhershme të cilat i kishte aktive.