Gjykata Administrative e Këlnit ka refuzuar depërtimin e planifikuar të predikuesit selafist Abdul Alim Hamza për në Kosovë. Hamza ndodhet në paraburgim që nga shtatori, trasnmeton Express.
Gjykata Administrative vendosi që nuk ishin ofruar prova të mjaftueshme që kosovari përbënte kërcënim për rendin dhe demokracinë .
Hamza ishte akuzuar nga qyteti i Bonit për përhapje të propagandës dhe urrejtjes në internet. Sipas tyre, aktiviteti i Abdul Alim Hamza përbënte rrezik dhe dëbimi i tij ishte mirëpritur.
Siç raporton mediumi gjerman“WDR”, ajo çfarë do të ndodh me Hamzën është e pa qartë dhe kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Lartë Administrative për Shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut në Münster.
Hamza është i martuar dhe ka tre fëmijë të mitur me nënshtetësi gjermane. Gjykatësit shpjegojnë se ai mund të ketë të drejtën e qëndrimit sipas ligjit të Bashkimit Evropian.