Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se një person është lënduar nga shkrepja e armës di dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosuri është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon. Ndërkaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.