Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë këtë rajon

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë këtë rajon

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit Narqize Aliu, tha se dy shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.

“Dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Ky shërbim na ofron mindësi që të shpëtojmë jete. Reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishme në emergjencat kardiake. Pa ndihmën dhe përkrahjen e juaj, nuk do të ishim këtu. Besojmë që kjo punë dhe tërë përkushtimi ynë për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur përfomancë rekorde të ndërhyrjeve.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, dhe mbi 2500 vendosje të stendave. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmojë që të shpëtoj jetë dhe do të ul listën e pritjes. Shërbimi do të fillojë sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSKUK ka siguruar të gjithë materialin shpenzues, mbështeje profesionale do të ofrojë nga SHSKUK. Ajo çfarë presim është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë, dhe me kosto të ulët”, theksoi Kurti.

Kurse, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij pothuajse e ka mbështetur sektorin shëndetësisë të Kosovës dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore, në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here