Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve

Për të dytën ditë radhazi, Ministria e Arsimit është objekti i sulmeve të studentëve teksa ata kanë goditur godinën me gurë dhe kanë shkulur kangjellat.Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit.Disa protestues nisën të digjnin koshat e plehrave të vendosur në rrugë.

Kjo solli edhe ndërhyrjen e policisë, ku pati disa persona të shoqëruar. Ndërkohë, autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.Kjo është dita e dytë e protestës studentore, teksa disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME