Përkujtohet 27-vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në zonën e Dukagjinit

Sot në varrezat e dëshmorëve të Kombit në Baballoq u shënua 27-vjetori i nisjes së luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit, ngjarje kjo e njohur historikisht si “Beteja e Baballoqit”.
Me këtë rast, në orën 11:00 u mbajtën homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Pjesëmarrës të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, morën pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe edukimin e brezave të rinj me vlerat e luftës çlirimtare. Ata bënë thirrje për unitet dhe respekt të përhershëm ndaj sakrificës së heronjve të kombit.
“Pjesëmarrja në këtë ngjarje nderon gjakun e dëshmorëve dhe forcon ndjenjën tonë kombëtare,” u tha në mesazhin e përcjellë gjatë ceremonisë.
Lavdi e përjetshme të gjithë Dëshmorëve të Kombit!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here