Për herë të parë në Kardiologji, kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër.

Kjo procedurë është kryer nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

“Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.

Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur.

Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.” – ka njoftuar QKUK.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here