Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore

Biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, njëherësh kryetar i AKR-së, ka folur për jetën e tij personale, shkruan Insajderi.

Pacolli ka zbuluar detaje të panjohura deri tani për lidhjet jashtëmartesore dhe fëmijët e tij.

Ai ka treguar se ka dy vajza që kanë lindur nga lidhje të ndryshme jashtëmartesore, “Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhja jashtëmartesore,” tha Pacolli, duke shtuar se vajza e madhe, Arbëresha, jeton në Austri dhe ka qenë rezultat i një periudhe transitive në jetën e tij.

“Ka qenë në një kohë transitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbim ushtarak,” tha ai.

Ai gjithashtu sqaroi se vajza e dytë ka lindur kur ai ka qenë 30 vjeç.

“Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja,” tregoi ai gjatë një interviste me Arbana Osmanin.

Pacolli u shpreh krenarë me vajzat e tij.

“Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to”, ushpreh ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here