Shtrenjtohet sërish nafta dhe benzina – MINTI publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 12 gusht.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.67 euro për litër, duke u shtrenjtuar kështu për tre centë.

Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, për tre centë. Sot është 1.47, gjersa të martën ishte 1.44 euro.

Çmimi i gazit vazhdon të jetë i njëjtë, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME