Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë pamje përmes një postimi në “Facebook” të zjarrit në fshatin Daias në Tiranë. Në pamjet duket momenti kur zjarrfikësit rrezikohen nga flakët.
Balla ndër të tjera shton se vatrat nuk janë vetëm nga temperaturat e larta por edhe nga zjarrvënësit të cilit i cilësoi si “duar e mendje kriminale” që ndezin zjarre. Sipas tij ata duhen gjetur e bërë shembull.
“Zjarrfikësit po bëjnë detyrën e tyre, aq sa munden, duke rrezikuar realisht jetën si ky rast tani në Daias i djemve të MZSH Kamëz.
Por kaq shumë vatra zjarri në gjithë territorin, ndër to katër vetëm në kurorën e Tiranës, nuk janë vetëm nga temperaturat e larta. Ato duar e mendje kriminale që ndezin zjarre duhen gjetur e bërë shembull”, shkruan ai.
