Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar përmes një postim në X pas takimit me Kongresmenin, Pete Sessions.
Duke shprehur kënaqësinë për takimin me Sessions, Osmani shkroi që ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të mbeten zë jetik për Kosovën.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Kongresmenin Pete Sessions. Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën”, shkroi Osmani.
E para e shtetit, potencoi se e vlerësojnë avokimin e Amerikës, e cila ka qenë vendimtare në formësimin e së kaluarës së Kosovës dhe do të jetë thelbësore për të ardhmen.