Osmani: Është konfirmuar se Vuçiqi qëndron pas sulmit në Banjskë – Ja kush më tha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e Kosovës e shpërndau sot në ‘Facebook’, Osmani tha se i është konfirmuar edhe nga aleatët se Vuçiqi qëndron pas sulmit të 24 shtatorit.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.

Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.

“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here