Operacioni i policisë spanjolle: 26 të arrestuar, mbyllet zyra që lëshonte dokumente false në Kosovë

Policia e Spanjës ka arrestuar 26 persona që kanë ndihmuar shtetasit shqiptarë të shkojnë në Britaninë e Madhe përmes aeroporteve spanjolle, ndërsa kanë mbyllur një zyrë në Kosovë e cila lidhet me rrjetin kriminal.

26 të arrestuarit dyshohen se kanë siguruar dokumente të falsifikuara të identifikimit për shtetasit shqiptarë që të arrinin në Britaninë e Madhe përmes aeroporteve spanjolle.

Gjatë hetimeve, Policia Kombëtare Spanjolle zbuloi se disa persona të përfshirë në rrjetin kriminal me origjinë shqiptare udhëtonin çdo javë nga Shqipëria në Spanjë, përmes Serbisë dhe Hungarisë, duke transportuar emigrantë shqiptarë me furgonë drejt Barcelonës dhe Tarragonës, raporton “SchengenNews”.

“Që nga fillimi i hetimeve në vitin 2019, janë kryer gjashtë faza operacionale në të cilat janë arrestuar 56 persona, si dhe janë shkatërruar celula të ndryshme shqiptare dhe kosovare, duke iu shtuar edhe 26 në fazën e fundit të operacionit që lejoi shkatërrimin e plotë të këtij rrjeti”, ka njoftuar Ministria e Brendshme spanjolle.

Gjatë operacionit, policia spanjolle ka mbyllur një zyrë në Kosovë, në të cilën dyshohet se janë lëshuar dokumente false. Gjithashtu, kjo zyrë dyshohet se ka lëshuar dokumente false edhe për organizata kriminale që kryejnë grabitje, trafik të armëve e drogës.

Organizata që merrej me kontrabandimin e emigrantëve kishte lidhje të ngushta edhe me grupe të tjera kriminale, veçanërisht me disa të dedikuara për plantacionet e marihuanës në Katalonjë, aktivitet në të cilin janë arrestuar shumë shtetas shqiptarë vitet e fundit.

Nga viti 2023 deri në qershor 2024, 274 shqiptarë janë në aeroportet spanjolle.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here