Ngjarje si nëpër filma: Prishtinasi thotë se dy persona me maska e rrëmbyen nga banesa, dhe i kërkuan ta mbyllë biznesin

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se dy persona me maska e kishin grabitur nga banesa dhe e kanë dërguar në veturën e tij.

Sipas raportit ditor policor bëhet e ditur se të njëjtit i janë vjedhur paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij, shkruan Lajmi.net

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend”, thuhet në njoftimin e PK’së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here