Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.
Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.
Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda.
Pas miratimit të kësaj rezolute, ka reaguar edhe presidentja Osmani, përmes një shkrimi në platformën “X”, duke thënë se me vendimin e sotëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, bota po i jep brezave të ardhshëm një mundësi për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica.
We will remember! On July 11th and every day!
With today’s establishment by UNGA of the Intl’ Day of Reflection and Commemoration of the Srebrenica Genocide, the world is giving future generations a chance to learn from the lessons drawn from Srebrenica.
Recognition is a key… pic.twitter.com/KtsvgfqmKs
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 23, 2024
Me këtë rast, nënat e Srebrenicës kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj Vjosa Osmanit për mbështetjen e dhënë.
Hvalaa Vam predsjednice. 🇧🇦🇽🇰
— Majke Srebrenice (@MSrebrenice) May 23, 2024