Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Reperi kosovar, Arijan Sijarina, është ndaluar për 48 orë nga policia nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars.

Kjo është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po sot është ndaluar për 48 orë për rastin tentim vrasje që ka ndodh në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. I njëjti ka qenë në kërkim nga data 26.03.2024”, tha Ahmeti.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, më 25 prill të këtij viti, për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here