Murtezaj i LDK-së i bën thirrje udhëheqjes së partisë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Valon Murtezi ka thënë se si anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bën thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi.

“Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership. Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave”.

“Pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Murtezaj.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here