Trump njofton marrëveshje të madhe për Ukrainën pas takimit me të dërguarin e Putinit

Presidenti Donald Trump tha se u takua të enjten, me Kirill Dmitriev, një të dërguar special të Presidentit rus Vladimir Putin, por jo me delegacionin ukrainas që ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Zonjën e Parë Melania Trump.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan vlerësoi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë afër përfundimit, duke argumentuar se zgjidhja e konfliktit mund të përfshijë të gjithë Evropën .

“Do të ketë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e shkëlqyer dhe të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, tha Trump.

Pas fitores dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, shprehu pritjen se Kongresi i rinovuar do të ushtronte “presion më të madh mbi Rusinë”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME