“Do t’i jap fund përfundimisht” – Donald Trump kërcënon Iranin me zhdukje

Një kërcënim i drejtëpërdrejtë nga Amerika drejtuar Iranit.

“Në Iran jemi prej shtatë muajsh dhe kemi marrë nën kontroll gjithçka që kemi dashur të kontrollojmë. Tani do të marrim një vendim: a duam të shkojmë më tej dhe ta përmbyllim këtë çështje përfundimisht? Me këtë dua të them që të sigurohemi se nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore.

Mendoj se do t’u duhen 25 vjet për ta rindërtuar vendin. Do të preferoja të mos e shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur. Por ndoshta do të më duhet ta bëj. Shumë shpejt do ta merrni vesh”, tha Trump.

Kundërpërgjigja nga Teherani ishte thuajse e ngjashme. Zëdhënësi ushtarak iranian, Mohammad Akraminia, tha se nëse Irani sulmohet, ai do të shënjestrojë të gjitha burimet e “armikut amerikan, pavarësisht nga çdo kufizim gjeografik”.

Në një deklaratë, zëdhënësi theksoi se e vetmja mënyrë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit ishte që Shtetet e Bashkuara të përmbushnin shtatë kushtet e vendosura nga Teherani, të cilat i kanë përcjellë përmes ndërmjetësve të Katarit. Në kanalin jetik për energjinë e botës, shtohen episode e luftës.

Garda Revolucionare Islamike pretendoi se kishte rrëzuar një dron të pestë zbulues amerikan në qiellin mbi ishullin Qeshm. Megjithatë, mbetet një pasiguri e konsiderueshme ndërkombëtare në lidhje me vërtetësinë e këtij pretendimi, pasi nuk është konfirmuar në terren dhe as pranuar nga Pentagoni ose Komanda Qendrore e SHBA-së.

Ndërkohë, sa i përket çmimit të naftës për fuçi, ka pasur luhatje, megjithatë trendi është në rënie pas zgjedhjeve të mesmandatit dhe mesazheve të demokratëve fitues se do të bllokojnë çdo rifillim të luftës me Iranin. Aktualisht çmimi është 89 dollarë për fuçi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME