“Mua ma ka lënë varrën e hapur”, reagon axha i Lulzim Fejzullahut pas vendimit të Gjykatës ndaj dorasve

Rrahim Fejzullahu – axha i Lulëzim Fejzullahut, ka folur pas seancës ku u dënuan dy të miturit që vranë 18 vjecarin nga Podujeva, muaj më parë.

Fejzullahu nuk është ndarë i kënaqur me dënimin prej 19 vitesh total për dy të miturit.

Madje, ai ka thënë se me këtë vendim i ka mbetur plaga e hapur, duke shtuar se nuk i beson drejtësisë kosovare.

“Lulëzimi i ndjerë i ka pasur 18 vite. Kështu që s’ma plotëson mu zemrën – e para – dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Të më pyesësh pse nuk i beson, ky me mbiemër Artioli i ka pasur edhe 10 vepra më herët. Këtu nuk e di sa janë marrë parasysh. Këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën e hapur. Nuk i besoj kësaj drejtësie dhe pikë”, ka thënë Fejzullahu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here