Mori pilula kontraceptive, vdes nxënësja 16-vjeçare

Një vajzë 16-vjeçare vdiq nga një mpiksje gjaku në tru, vetëm disa javë pasi filloi të merrte pilulën kontraceptive për të lehtësuar dhimbjen e menstruacioneve. ‘E bukur dhe inteligjente’ Layla Khan nga Immingham e Britanisë vdiq të mërkurën e kaluar pasi një skanim zbuloi një mpiksje gjaku në trurin e saj.

Vetëm disa javë më parë nxënësja filloi të vuante nga cikle menstruale të dhimbshme dhe u këshillua të merrte një pilulë kontraceptive nga miqtë për të lehtësuar simptomat. Ajo filloi t’i merrte ato më 25 nëntor, por nga 5 dhjetori filloi të kishte dhimbje koke dhe nga fundi i javës filloi me të vjella.

Kur familja e saj e shqetësuar kontaktoi urgjencën, atyre iu tha që të shkonin mëngjesin tjetër për vizitë. Por mbrëmjen e së hënës së kaluar, ajo filloi të bërtiste nga dhimbja dhe u rrëzua në banjën e shtëpisë.

Familja e saj më pas e çoi atë në spitalin mbretëror në Hull, ku një mpiksje gjaku në tru u identifikua nga një skanim CT. Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent, por vdiq dy ditë më vonë, duke e lënë familjen e saj me zemër të thyer.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here