Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në Shirokë të Suharekës.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga Faton Aliu, drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Portali lokal “Suhareka Online”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Prej fotografisë shihet motoçikleta dhe vetura e dëmtuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights