Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar.
Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’.
Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një marrëveshje.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.