Mbledhja e kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda e takimit të përbashkët

Më 20 dhjetor, dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës.Kjo do të jetë hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të 2022-it.

Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në axhendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.Në përfundim të mbledhjes, pas fjalëve përshëndetëse nga krerët e grupeve parlamentare në të dyja Kuvendit, janë parashikuar fjalët e kryeministrave Kurti dhe Rama.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here