Maysaa Sabrine, gruaja e parë që emërohet guvernatore e Bankës Qendrore të Sirisë

Pushtetarët e rinj të Sirisë e kanë emëruar zonjën Maysaa Sabrine si guvernatore të Bankës Qendrore, ka thënë një zyrtar i lartë sirian.

Sabrine, e cila më parë ka shërbyer si zëvendësguvernatore e Bankës Qendrore, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta udhëheqë institucionin e rëndësishëm financiar për më shumë se 70 vjet histori që nga themelimi i tij, duke e zëvendësuar Mohammed Issam Hazime-n, i cili ishte emëruar guvernator më 2021 nga presidenti tashmë i rrëzuar nga pushteti, Bashar al-Assad.

Në një zhvillim tjetër, ministri i ri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad Hassan al-Shibani, ka thënë se ka pranuar ftesë nga homologu i tij nga Arabia Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, që ta vizitojë këtë shtet, në atë që do të ishte udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë vendit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here