​„Çkapuni nga Samilushtakët dhe votoni presidentin“ – Dejona Mihali i reagon ashpër PDK-së

Në një reagim me tone të ashpra drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës, zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit nuk është çështje pazaresh politike, por interes kombëtar.

Mihali u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së „të mos frikësohen“ dhe të shkëputen nga figurat si Sami Lushtaku, duke paralajmëruar se mosveprimi i tyre mund të nxisë reagimin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë.

Nuk ka pazar këtu.

Mos u frigoni votoni Presidentin.

Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës.

Edhe zgjedhja e Presidentit është kërkesë e qytetarëve.

Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME