Lobimi i Gërvallës për njohje të reja, përplasë pozitën e opozitën

Vizitat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, në vende të ndryshme, po shihen pa rezultate nga partitë opozitare për shkak të “lëndimit të raporteve” me ndërkombëtarët. Ndërsa të kundërtën e mendon partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse kanë kaluar mbi tri vite qeverisje, pushteti i Albin Kurtit nuk ka arritur ta sigurojë një njohje. Njohja e fundit për Republikën e Kosovës është ajo e Izraelit, nën drejtimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti i ka lënduar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, kjo si pasojë e mungesës së bashkëpunimit dhe dakordimeve me ta.

“Nuk e ka një performancë të mirë, nuk e kemi asnjë njohje nuk e kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përkundrazi i kanë lënduar raportet me vendet mike dhe sa herë që kanë marrë një veprim të pa dakorduar, ne kemi ardhë në situata të tilla. Asnjëherë në këto situata nuk e amnistojë Serbinë sepse Serbia kuptohet që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, po Kosova duhet ta shohë rrugëtimin e vetë dhe rrugëtimi i Kosovës është drejt anëtarësimit në BE në familjen e madhe evropiane”, ka thënë Kadrijaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights