Është larguar nga vendi i ngjarjes trupi i pa jetë i personit të vrarë sot nga Policia e Kosovë i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë raporton Ekonomia Online.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot ka zhvilluar aksionin për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë. Sipas njoftimit për media gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia e ka arrestuar të dyshuarit e tjerë për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli. Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të enjten në Prishtinë.
Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.
Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.
Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.